Everts: Policia e Kosovës, ndër më të mirat në rajon

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 13:11 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ish-shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë për periudhën 1999-2001, Daan Everts.

Thaçi nderoi Ish-shefin e OSBE-së me çmimin e meritave presidenciale.

Ai tha se ky çmim po i jepet ish-shefit të OSBE-së për ndërtim të paqes, dhe kontributit të tij që ka dhënë për shtetin e Kosovës në periudhën më të vështirë të shtetëndërtimit.

“Puna e Daan Everts ishte qysh në fillimet e demokracisë në Kosovë. Ai ka ndihmuar në mbajtjen e zgjedhjeve të para në Kosovë, dhe fal angazhimit të tij po ndaj çmimin e meritave presidenciale për ndërtim të paqes dhe demokracisë në Kosovë”, tha Thaçi.

Ish-shefi i Misionit të OSBE-së Everts, tha se Kosova nga koha kur ai ishte këtu ka bërë progres. Ai lavdëroi punën e Policisë së Kosovës të cilën e konsideroi si një ndër më të mirat në rajon.

“Policia e Kosovës ka bërë që shteti i Kosovës të jetë mulitietnik dhe mund të them që policia ka qenë një forcë e madhe për shtetndërtim. Policia e Kosovës konsiderohet si një ndër policitë më e mirë në rajon”, tha Daan Everts.

thaci-everts

Të ngjashme