Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, të cilën e akuzoi për lobim kundër liberalizimit të vizave, raporton Ekonomia Online.
“Kemi në qenë takim të përbashkët me ministrat e Bundestagut para një muaji, ishim të tmerruar çka ka thënë Fitore Pacolli, i ftoj te gjitha mediet ta publikojnë transkriptën. Ka fol për atë që Kosova nuk i ka përmbushur kriteret për liberalizim, se Strategjia e Institucioneve është e gabueshme në komunitetin serb”, tha ajo.
Këto komente u bën në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ku po raportonte ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.