Evropa rrezikon të përballet me një “varg valësh” të COVID-19

People wearing face masks walk next to a billboard reading "Mandatory mask in downtown Montpellier", on August 14, 2020, in Montpellier, southern France. - Masks are obligatory to curb the spread of COVID-19 disease caused by the novel coronavirus in France in open areas of some cities as well as on public transport and in enclosed spaces such as shops, banks and government offices. (Photo by Pascal GUYOT / AFP) (Photo by PASCAL GUYOT/AFP via Getty Images)
Prishtinë | 02 Nën 2020 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Evropa mund të rrezikohet nga një “varg valësh” të koronavirusit gjatë vitit të ardhshëm. Këto deklarime i ka bërë Këshilli shkencor i Francës, derisa kontinenti është duke u përballur me një goditje të valës së dytë të pandemisë COVID-19.

Edhe në rast se izolimet e reja që po vendosen në tërë Evropën mund ta ulin shkallën e infektimeve, në mungesë të një vaksine, valët shtesë të pandemisë janë të mundshme.

Presidenti i Francës, Emmanuel Makron, ka njoftuar gjatë javës së kaluar se një izolim i vendit do të qëndrojë deri në fund të nëntorit, duke përmendur gjetjet e këshillit, i cili përfshin ekspertët kryesorë të pandemisë në Francë dhe zyrtarët shëndetësorë.

Në anën tjetër, kryeministri britanik, Boris Johnson ka njoftuar se vendi do të ketë një mbyllje të pjesshme njëmujore, që përfshin restorantet dhe baret. Kjo masë do të fillojë gjatë kësaj jave.

Ekspertët gjermanë kanë njoftuar se ky shtet do i miratojë disa masa të ngjashme që nga e hëna. Popullata, përfshirë baret, restorantet, teatrot dhe kinematë, do të jenë të mbyllura.

Pas Gjermanisë, shteti spanjoll ka vendosur një shtetrrethim dhe Italia tashmë ka vendosur kufizime të reja.

Ekspertët shëndetësorë kanë paraparë që numri i infektimeve me COVID-19 mund të fillojë të ulet nga fundi i këtij viti apo fillimi i 2021-tes. Sipas tyre, kjo do varet nga ambienti ku virusi përhapet dhe masat izoluese të vendosura nga vendet me numër të madh infektimesh.

Mungesa e vaksinës anti-Covid-19 është duke sjellur probleme të mëdha në menaxhimin e situatës ndërsa ekspertët që punojnë në këtë drejtim, kanë bërë me dije se ajo nuk do të jetë e gatshme së paku deri në fillim të vitit tjetër.

Të ngjashme