Një nga shtatë njerëz me HIV në Evropë nuk janë të vetëdijshëm që vuajnë nga infeksioni i tyre, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë, teksa viti 2015 shënoi rekord me të infektuar me HIV.
“Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka vlerësuar se një në shtatë njerëz që jetojnë me HIV nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre dhe kjo është veçanërisht shqetësuese ” tha komisione-ri i BE-se për shëndetësi, Vytenis Andriukaitis.
“Njerëzit të cilët nuk e dinë se janë të infektuar nuk mund të përfitojnë nga trajtimi mjekësorë, dhe mund të vazhdojnë të transmetojnë virusin tek të tjerët” shtoi ai.
Shifrat ECDC janë bazuar në të dhënat e 28 vendeve të BE-së si dhe të Islandës, Litenshtajnit dhe Norvegjisë.