Kampionati Evropian i sporteve të ujit, që ishte paraparë të mbahej nga 11 maji deri më 24 maj në Budapest këtë vit, është shtyrë për vitin 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata Evropiane e Sporteve të Ujit (LEN) të martën. Kampionati fillimisht ishte shtyrë për në fund të gushtit, por tash do të mbahet nga 10 deri më 23 maj të vitit të ardhshëm.
“Ne besojmë se është reale që deri në maj të vitit 2021 gjërat do të kthehen në normalitet, duke lejuar organizimin e një ngjarje të jashtëzakonshme”, është thënë nga LEN-i.
LEN po ashtu ka njoftuar se stinori evropian i vaterpolos është anuluar, përfshirë këtu Ligën e Kampionëve të vaterpolos, Ligën e Evropës të femrave në vaterpolo dhe Kupën e Evropës.