Sot do të fillojë Kampionati Evropian i xhudos që do të mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Kosova në këtë kampionat do të marrë pjesë me 4 garues gjithsej, shkruan Gazeta Express.
Në këtë Evropian do të marrin pjesë 40 shtete, 361 garues, 207 meshkuj dhe 154 femra.
Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha do të ndeshen sot, duke nisur nga ora 08:30, kurse Akil Gjakova dhe Laura Fazliu nesër.
Krasniqi do të garojë në kategorinë deri në 52 kilogramë, kurse Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Duelet e tyre mund t’i ndiqni live duke klikuar këtu.