Exit Polli i tv Dukagjinit: 5.1 për qind e qytetarëve vendosen sot se për kë do të votojnë

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Në pyetjen e UBO Consulting  se kur vendosën qytetarët për kë të votojnë, del që 75.7 për qind vendosen para fushatës.

Në Exit Pollin e UBO Consulting në televizionin Dukagjini, del që 19.2 për qind gjatë fushatës, ndërsa 5.1 për qind e qytetarëve del të kenë vendosur sot se për kë të votojnë.

“Para fushatës 75.7 për qind, gjatë fushatës zgjedhore 19.2 për qind, ndërsa sot vendosen 5.1 për qind e qytetarëve për kë të votojnë”, u tha nga Valon Feka teksa shfaq Exit Pollin e zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot.

Në kuadër të Exit Poll-it, janë realizuar mbi 30 mijë anketa në 12 komuna, me mbështetjen e më shumë se 300 personave të angazhuar në mbi 250 qendra votimi.

Të ngjashme