Javën e kaluar ka pasur zhvillime dramatike globale në aspektin e sigurisë. Për herë të parë, Presidenti i SHBA (POTUS) Biden ka aprovuar që vendet që posedojnë Avionin Ushtarak F-16 mund të ja japin Ukrainës që ajo të mbrohej nga Rusia.
Ky zhvillim është më domethënës deri më tani dhe mund të ndihmoj të ndryshoj kahjen e luftës. Nuk është një vendim i lehtë! Një akt i këtillë mund të shifet si “përfshirje direkte në luftë” e SHBA-së apo NATO-s për shkak se disa vend të NATO-s podesojnë F16 (Turqia më së shumti 243 copë).
Rusia po e akuzon SHBA dhe Europën që me këtë akt janë përfshirë në luftë. Mesiguri që ky veprim edhe mund t’i ndryshoj shumë kalkulime në Ukrainë. Situata këto ditë, si rrjedhojë, është shumë më fragjile dhe e tensionuar sa i përket sigurisë globale. Rusia edhe ndoshta po panikon nga ky veprim, por gjithashtu mund të jetë duket përgatitur një reagim.
Një ndër reagimet e mundshme mund të jetë përhapja e konfliktit në Europë që ka për qëllim shpërqëndrimin nga Ukraina e aleatëve të udhëhequr nga SHBA. Këto zhvillime po ndodhin këto ditë saktësisht. Kanë filluar javën e kaluar dhe janë në zhvillim dinamik e sipër.
Ne, Kosova, për këtë arsye papritur këto ditë jemi bërë të rëndësishëm. Shumë të rëndësishëm. Ndoshta qendër e botës për siguri globale. Ndoshta sikur Sarajeva e vitit 1914, shpresoj që jo. Aletatët të udhëhequr nga SHBA po mundohen me çdo kusht të shmangin një situatë kur disa mund të përdorin Kosovën si mjet për të përhapur konfliktin e Ukrainës dhe shpërqëndruar NATO-n.
Për këtë saktësisht patën reagim të Sekretarit Blinken, për shkak se sensitiviteti dhe interesi ishte i lartë, më i larti në botë momentalisht. Në ato raste reagon një Sekretar i SHBA në atë mënyrë dhe në atë gjuhë e kërcënim.
Kosova dhe qeveria e saj u treguan shumë naive që dështuan të kuptojnë sensitivitetin e situatës në kontekstin e sigurisë europiane dhe globale. Kokë në vete, kundër këshillave të sponzorëve të pavarsisë, krijuam një situatë të tensionuar ku dikush mund ta shfrytëzonte. Një ambient të përshtatshëm për dhunë dhe përshkallëzim. Dhe sot, të gjithë pamë sesi kishim simbolikë përtej Beogradit dhe sesi ushtarët e KFORit dhe gazetarët u sulman. Ky duket që është një reagim global, nuk është rajonal. Ne me veprimet dhe paditurinë dhe kokëfortësinë tonë dështuam aleatët tanë. Një herë ju deshëm atyre në kontekstin e sigurisë së lartë globale dhe po atëherë dështuam.
Tash do të merremi me pasojat. Askush nuk di si do rrjedhin situata. Mesiguri do qetësohet se ne tash do ulim kokën dhe do bëjmë gjithcka që kërkohet, por është vonë. Disa dyshojnë që tashmë, nëse nuk qetësohet shumë shpejtë situata, askush nuk do ta ketë nën kontrollë. Mund të ketë shumë hisetarë atje për të qenë në gjendje të kontrollohen. Kjo është kuptueshmëria e jonë e kufizuar deri te hunda e sigurisë dhe politikës ndërkombëtare. Ende nuk jemi në gjendje të kontrollojmë kufinjët dhe territorin tonë, nuk kemi asnjë tanks e avion, e as dron… por duam të shkojmë kokë në vete duke mos pasur iden se çfarë po bëjmë. Pa vetëdije bëhemi mjet i atyre që duan të lëndojnë SHBA dhe NATO. Ne, shteti më proamerian në botë!