F1, piloti i McLarenit në karantinë

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Piloti i McLarenit, Carlos Sainz, është futur në karantinë në shtëpinë e tij në Spanjë, pasi një i punësuar në skuadrën e tij është testuar pozitiv për koronavirus para garës së anuluar, Australian Grand Prix.

Në një video në Twitter, Sainz ka thënë se izolimi i është kërkuar të gjithë anëtarëve të personelit që ishin në Melbourne.

“Jam pak i mërzitur. Besoj se të gjithë që janë izoluar janë të mërzitur paksa. Por në të njëjtën kohë po mundohem të jem aktiv dhe të mbajë veten të zënë me gjëra që nuk do t’i bëja asnjëherë për shkak të udhëtimeve të shumta”, ka thënë Sainz.

Ai ka përshëndetur 14 anëtarët e skuderisë McLaren që kanë mbetur në karantinë në Australi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme