Një Paradigmë e Re për Kosovën, duhet. Metodë dhe qasje e re. Ne edhe ashtu kemi avancuar me infrastrukturë rrugore e projekte kapitale dekadën e fundit. Do të kompletohet ky cikël edhe dy vite. Edhe pse vështirë është me argumentuar kundër kanaleve të komunikimit, një gabim strategjik e kemi bërë. Nuk e kemi balanc.uar infrastrukturën ekonomike apo biznesore me infrastrukturën rrugore. Krejt investimet i kemi bërë kryesisht në rrugë. Thjesht, duhet një balancim i rrugëve me biznese për shkak se ti duhesh me pas ekonomi e biznese konkurruese për me i përdorë rrugët.
Në kushtet e Kosovës, pa ekonomi, rrugët na nxorën kapitalin financiar jashtë vendit edhe më shumë. Përpos gati -5 miliardë që dalin jashtë përmes tregtisë, ndoshta edhe 500 milion tjera në vit dalin nga këto autorrugë. Tash nuk mundemi me i ‘hangër’ e zhbërë rrugët, por duhet të fokusohemi tek infrastruktura biznesore e ekonomike për me jutilizu infrastrukturën rrugore në dobi të shteti, ekonomisë dhe qytetarit.
E përdora termin ‘Fabrika për Prodhimin e Bizneseve’ për me u kuptu më mirë për çfare e kam fjalën. GDP e Kosovës është nën 10 miliardë euro momentalisht. Neve na duhet me rritë në 20 e pastaj 50 miliardë prej 10-20 vitet e ardhshme për me pas gjasa me u konsolidu, me u mbrojtë e me pas bereqet e stabilitet. Si bëhet kjo? Sigurisht që nuk bëhet me më shumë rrugë dhe me metodat aktuale të testuara 23 vite.
Ne duhet ta kthejmë fokusin tek infrastruktura e biznesit. Tek prodhimi i bizneseve. Konsolidimi, rritja e tyre. Ka një gap 10 deri 40 miliardë në 20 vitet e ardhshme që duhet të mbushet. Bizneset e reja dhe ekzisutese do e mbushin. Ne duhet ta sëndërtojmë këtë të ardhme, këtë ekonomi më të mardh që me ju përgjigjë nevojave tona. Me pas shërbime më efikase në spitale dhe shkolla.
Fabrija për ‘prodhimin’ e bizneseve është Inkubatori i Biznesit… Akceleratori i Biznesit, Qendra e Inovacionit, Parku i Ndërmarrësisë … Parku i Biznesit e gjitha këto mekanizma që po i quaj ‘infrastruktura jonë ekonomike dhe biznesore’. Na duhen në cdo cep të vendit, jo vetëm në Prishtinë. Jo vetëm nga qeveria, por nga sektori privat, sidomos nga lidhja mes bizneseve me universitet.
Këto nuk janë vetëm projekte infrastrukturore me i ndërtu qaty me beton, si mendojnë disa që i kanë provu më herët. Koncepti i tyre, përkrahja sistematike, tematikat, lidhja e tyre.. know how e gjitha këto janë me rëndësi. Ndërtimin e tyre e bëjmë lehtë, por funksionalizimin dhe japjen e rezultateve duhet punë. Duhet një metodë ndryshe. Paradigmë e Re.
Kosova nuk ka resurse klasike për zhvillim. E kemi linjitin por nuk jemi ne që mundemi me përdorë se po i helmojmë fëmijët. Neve na nevojiten tema të reja. Fokus në Ndërmarrësi apo cfare e quaj krijimi i Republikës së Ndërmarrësisë. Na duhet shumë fokusu tek ICT, e sidomos tek outsourcing, për shkak se ne na duhet të lidhemi me tregjet globale ta rrisim ekonominë. Na duhet biznes me tranzicionin e gjelbërt. Energji të pastër e makina elektike. Ekonomi digjitale.
Për me i realizuar këto, kemi një punë shumë të madhe dy dekadat e ardhshme. Thujase na duhet të fillojmë nga baza. Kjo infrastrukturë ekonomike dhe biznesore duhet të ndërlidhjet me temat dhe fushat lartë dhe duhet të jetë në harmoni me trendet dhe të lidhet me botën, tregjet globale. Mbase, për momentin, e shof këtë si një ndër mënyrën më të mirë dhe sigurt, të ndërtojmë të ardhme më të mirë dhe sigurt. Të rrisim ekonominë nga 10 në 20 e deri 50 miliardë në dy dekadat e ardhshëm.
Ne duhet me vendosë targete e caqe ku dhe si dështiojmë të arrijmë në 2030 e 2040. Nuk formësohet e ardhmja vetëm duke improvizuar. Ne e kemi borxh me kriju një vizion për ardhërinë. Një vizion jo te imponuar apo kopjuar nga një vend tjetër, por një vizion me numra e targete speficike të zhvilluar dhe konceptuar me pronësi të thellë dhe gjërë vendore. Për këtë skemi cka me pritë më gjatë e as nga tjetër kush. Askush nuk do vie nga Brazili e as nga Jupiteri me gjeneru një ambicje dhe vizion për ne. Është detyrë e jona.