Fabrizi: Pozicioni i BE-së në dialog nuk ndryshon, negociatat të nevojshme

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrici, tha sot se me zgjedhjen e udhëheqësisë së re të BE-së, pozicioni i saj në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nuk do të ndryshojë.

Sipas tij është e nevojshme që negociatat të vazhdojnë me qëllim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.


“BE është një ndërmjetës në negociatat. Federica Mogherini ka deklaruar shumë herë se ajo do të mbetet e përkushtuar deri në fund të mandatit të saj, që zgjat deri në tetor “, tha Fabrici.

Të ngjashme