Facebook ka thënë se po punon në përdorimin e inteligjencës artificiale për të parandaluar një problem të përbashkët dhe shqetësues – marrjen e njoftimeve për miqtë dhe të dashurit e vdekur.
Kompania tha se shpresonte ta ndalojë përvojën e dhimbshme për pranimin e njoftimeve në këtë rrjet social për të ftuar njerëzit e vdekur në ngjarje, ose për t’iu uruar atyre ditëlindjen.
Në profil, nderimet dhe përkujtimet për një person të vdekur tani do të shfaqen veç, ndërsa llogaria e tyre do të ngelet ashtu siçe kanë lënë.
“Ne shpresojmë që Facebook të mbetet një vend ku kujtesa dhe fryma e të dashurve tanë mund të kujtohet”, tha Sheryl Sandberg, zyrtari kryesor i Facebook.
Përdoruesit shpesh janë ankuar se po tronditen dhe mërziten kur Facebook i shtyn ata të bashkëveprojnë me një të dashur të vdekur.