Facebook ia mbyll llogarinë nënës që postoi foto duke i dhënë gji fëmijës së huaj

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 10:32 | Nga

Facebook ia ka mbyllur llogarinë një nëne, e cila kishte postuar fotografi në Facebook duke i dhënë gji fëmijës së një gruaje tjetër.
Rebecca Wanosik, nga Missouri, e postoi një fotografi në Facebook, duke treguar se i kishte ndihmuar një nëne tjetër, të cilën kurrë më parë nuk e kishte takuar, pasi që kishte marrë një mesazh për ndihmë.

Foshnja në pyetje gjithmonë ishte ushqyer me gji, dhe po refuzonte shishen me qumësht pasi që nënën e kishte në spital.

“Të premten e kaluar, teksa po përgatisja një tortë, mora një mesazh të zakontë nga një mike e cila më pyeti nëse do të mund ta ushqeja me gji foshnjën e një gruaje,” ka shkruar Wanosik në Facebook.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme