Facebook mund të sjellë ‘Rooms’ në Messenger, për bisedat publike

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 16:28 | Nga

Në 2014, Facebook prezantoi një aplikacion të quajtur Rooms, i cili i lejonte njerëzit të merrnin pjesë në biseda të përbashkëta publike duke përdorur një pseudonim. Sidoqoftë ai nuk mori shumë popullaritet dhe u mbyll vetëm një vit më vonë.

Por një raport tregon se kodi është i ruajtur në Messenger iOS app dhe ekziston akoma një cilësi e tillë me po të njëjtin emër. Përshkrimi për veçorinë e fshehur ‘Rooms’ jepet si:

Rooms është për bisedat mbi temat dhe interesat publike. Secila ‘dhomë’ ka një link i cili mund të shpërndahet, kështu që çdo kush në Messenger mund të marrë pjesë në bisedë. Pra mund të filloni një bisedë në një nga ‘dhomat’ si dhe të ftoni njerëz të tjerë të marrin pjesë duke e shpërndarë linkun në Facebook.

Facebook ka qëndruar në heshtje për sa i përket cilësisë së re duke thënë që herë pas here ajo bën ‘teste të vogla’.

Aplikacioni është akoma një pretendent i mirë për të ardhur në Messenger, i cili i lejon njerëzit të përfshihen në biseda masive mbi interesa të përbashkëta. Por edhe nëse Facebook vendos të lan-çojë Rooms publikisht, do të duhet pak derisa ta bëjë këtë, pasi kompania po punon aktualisht mbi përmirësimin e shërbimit të videove.

Në Maj ajo nxori Live Video Graph, pastaj Instant Video në Messenger, ndërsa tani ka planifikuar të sjellë Facebook Live për desktop.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme