Facebook pësoi ndërprerjen më të madhe në histori

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Rrjetet sociale të familjes së Facebook kanë pësuar shkëputjen më të madhe në histori të tyren duke mos i lejuar përdoruesit të shfrytëzojnë shërbimet e zakonshme.

Herën e fundit që Facebook kishte pësuar një ndërprerje të tillë ishe në vitin 2008 kur kishte vetëm 150 milionë përdorues, ndërsa tani ka 2.3 miliardë përdorues në ditë.

Problemet u paraqitën rreth orës 16:00 të së mërkurës. Përdoruesit në Instagram nuk ishin në gjendje të rifreskonin ose postonin foto të reja.

Versioni i Messenger në desktop nuk punonte, ndërsa ai i mobil lejonte dërgimin e disa mesazheve.

Edhe WhatsApp u raportua se kishte probleme të ngjashme.

Facebook tha se po merren me rastin për të kuptuar se çfarë ndodhi, ndërsa kanë mohuar se ka ndodhur ndonjë sulm kibernetik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme