Ekspertët në këtë laborator zhvillojnë studime në fushat në të cilat kompania Facebook dëshiron të jetë aktive në të ardhmen
NJU JORK – Kompania Facebook në qendrën e saj në shtetin federal amerikan Kaliforni prezantoi laboratorin e ri për hulumtime teknologjike.
Ekspertët në këtë laborator përmes testeve të ndryshme me ndihmë të teknologjisë së lartë, dhe me ndihmë të dronëve dhe mikroskopëve elektronikë, zhvillojnë studime në fushat në të cilat kompania Facebook dëshiron të jetë aktive në të ardhmen.
Laboratori i quajtur “Area 404” zë hapësirë të një të tretës së një fushe futbolli.