Facebook ka njoftuar se është duke bërë disa ndryshime në newsfeed-in e saj të ri. Rrjeti social po e ndryshon mënyrën se si e peshon përfundimin ose përqindjen e një video që ju e shikoni.
Kjo do të thotë se Facebook do të ju shfaq video më të gjata në lajmet dhe postimet e fundit në vend të atyre që janë më të shkurta.
“Ne sot po e zbatojmë një ndryshim në rënkimin e videove që i shfaqim tek përdoruesit tanë, për të rregulluar vlerën që ne ia japim një videoje dhe llogaritjen e videos dhe kohëzgjatjes së shikimit të asaj videoje.
Një nga parametrat që ne shikojmë në video tani është “përqindja e përfundimit të shikimit të një videoje ” – dhe ne besojmë se kjo ka për të na ndihmuar të kuptojmë cilat video ju kanë pëlqyer më shumë” thuhet në njoftimin e Facebook.