Rrjeti social Facebook lansoi tre veçori të reja ditën e Mërkure në platformën e saj përmes të cilave përdoruesit mund të komunikojnë me përfaqësuesit e tyre në organet më të larta shtetërore.
Fillimisht këto veçori janë të disponueshme vetëm në ShBA. Përpjekjet më të fundit synojnë të përmirësojnë imazhin e rrjetit social si një burim i besueshëm informacioni pas kritikave të fundit lidhur me zgjedhjet presidenciale Amerikane.
Në mesin e funksionaliteteve të reja gjenden “Constituent Badges” të cilat identifikojë senatorin e zonës. Etiketa identifikuese do të jetë e dallueshme kur një përdorues komenton mbi një përmbajtje të publikuar nga përfaqësuesit e tyre zgjedhorë, federal, shtetërore dhe lokal.
“Constituent Insights” ndihmon përfaqësuesit dhe përdoruesit të gjejnë lajme lokale lidhur me mënyrën e qeverisjes.
“District Targeting” krijon një përzgjedhje nga audience ku faqet e politikanëve mund të dërgojnë postime dhe përmbajtje tek zgjedhësit e tyre.
Prej muajsh Facebooku sulmohet nga demokratët e senatit Amerikan për humbjen e zgjedhjeve presidenciale. Ato fajësojnë Facebookun dhe Googlen për shpërndarjen e lajmeve dhe informacioneve të rreme. Mjetet e reja nëse provojnë të suksesshme në ShBA pritet të ofrohen edhe në vend të tjera të botës.