Prej disa kohësh, rrjeti social “Facebook”, duke dashur që të ngushëllojë sado pak të afërm apo miq të një personi që ka ndërruar jetë, prezantoi një shërbim që u shfaqte të njohurve të të ndjerit një shënim përkujtimor.
Por mesa duket se ky shërbim është çmendur këto dy ditë. Pasi gjatë këtyre dy ditëve “Facebook” po i bën “të vdekur” miliona përdorues të rrjetit social në mbarë botën.
BBC shkruan se mjafton të bëhet “log out” dhe më pas sërish “log in” dhe gjasat janë të mëdha që ky mesazh t’i shfaqet kujtdo.
Ndërsa një zëdhënës i rrjetit social është shprehur: “Ka qenë një avari e tmerrshme që tani e kemi rregulluar. Na vjen keq që kjo ndodhi.
Mes “të vdekurve” të këtij shërbimit të rrjetit social, është edhe vetë Mark Zuckerberg.