Facebooku del jashtë funksionit, lë shumë llogari pa akses

Prishtinë | 14 Shk 2024 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Facebook duket se ka pësuar një ndërprerje të madhe, duke lënë qindra mijëra përdorues pa akses në rrjetin e mediave sociale, shkruan “Metro.uk“.

Problemi duket se është në mbarë botën, me përdorues nga e gjithë bota që përdorin edhe platformën “X”.

Problemet u shfaqën rreth mesditës, ku brenda pak minutave janë regjistruar mbi 2000 raporte në “Down Detector”.

Shumica e raporteve vijnë nga Londra, Mançesteri dhe Liverpooli.

Problemet e njëjta, janë shfaqur edhe në Kosovë, ku llogaria e Facebook për shumë përdorues është bërë e paçasshme.

Të ngjashme