Facebook po aplikon një strategji agresive aty ku rivalëve u mungon një prezencë, vendet në zhvillim.
Aplikacioni Facebook Lite dizajnuar për ata përdorues që jetojnë në vende me internet të kufizuar arriti 200 milion përdorues sakaq edhe Instagram prezantoi një modalitet offline në Android.
Pas lansoi Messenger Lite për Android në pesë shtete në Tetor, sot Facebok zgjeroi disponueshmërinë e tij në 132 shtete të reja.
Messenger Lite ofron funksionalitetet kyçe të aplikacionit origjinal Messenger si komunikim, dërgim fotosh, linqesh dhe emoji. Por i mungojnë funksionet që kërkojnë sasi të mëdha të dhënash si Messenger Day, efektet e kamerës etj.
Aplikacioni funksionon me pothuajse çdo telefon Android që mund të datojnë nga Gingerbread. Është ndërtuar për të ulur konsumin e të dhënave dhe ofruar një ekperiencë të pranueshme në rrjetet 2G.
Facebook Messenger aktualisht numëron 1.2 miliard përdorues.