Është një skandal mbi privatësinë, politikën dhe përbërësin thelbësor të suksesit në biznes – besimi i publikut.
Facebook po ballafaqohet në publik në një çështje që me siguri do t’i kushtojë, por edhe të sikletshme, pasi u zbulua se kompania britanike “Cambridge Analytica” mund të ketë keqpërdorur të dhënat e 50 milionë përdoruesve të këtij rrjeti në përpjekje për të ndikuar te ata në zgjedhjet amerikane. Klient i saj ishte padyshim, presidenti Donald Trump.
Tani, kompania dikur e njohur më shumë për kujtimin e ditëlindjes së një shoku të humbur dhe dokumentimin e çdo lidhjeje sentimentale është duke u përballur me zemërim – dhe humbjen e mundshme të besimit – nga përdoruesit anembanë globit që i kanë bërë mediat sociale një pjesë të rutinës së përditshme.
“Unë i besoj dikujt derisa më jep një arsye për të mos i besuar”, – thotë Joseph Holt, i cili jep leksione mbi etikën e biznesit në Universitetin e Notre Dame. “Facebook më ka dhënë gjithnjë arsye për të mos i besuar”.
Ta humbim këtë do të ishte një fatkeqësi, jo vetëm për Facebook, por për çdo kompani në botë që mbështetet tek përdoruesit dhe jeta e tyre private.
Besimi te teknologjia është rritur. Makina që drejtohen me celularë. Frigoriferët e dinë se kur nuk ka më qumësht dhe njoftojmë për këtë. Asistentë virtualë përgjigjen në terren për pothuajse çdo pyetje të çuditshme.
Dhe në çdo kthesë të timonit, gllënjkë të qumështit apo kërkesa për rezervime për darkë, lihet gjithmonë diku një gjurmë dixhitale të cilat kompanitë i mbledhin, i analizojnë dhe përfitojnë.
Publiku, në masë të madhe ka qenë i gatshëm ta pranojë kompromisin, duke e ditur që rrezikon privatësinë kur plotëson disa të dhëna online. Po e bëjnë tashmë edhe Netflix që nis të të sugjerojë spote sipas shijeve të tua, Amazon të shfaq menjëherë një arushë pelushi dhe sidomos Google që të nxjerr të dhënat ende pa shkruar kërkesën.
Jo të gjithë e kuptojnë anën e errët të agjentëve të të dhënave në një shoqëri gjithmonë e më të lidhur.
Çdo herë që një person shet apo ble në internet, ose edhe në një dyqan, kartat e besnikërisë janë të lidhura me numrat e telefonit ose adresat e e-mailit. Ato lidhen me bazat e të dhënave të tjera që mund të kenë të dhëna për vendndodhjen, adresën e shtëpisë, por dhe më shumë. Regjistrat e votimit, historia e punës, rezultatet e kartave të kreditit. Këto duken si të ndërlikuara, por janë të dhëna që tregtohen nga kompanitë në mënyra që rregullatorët nuk kanë arritur t’i zbulojnë.
Ndërsa Facebook zbuloi profilet dhe të dhënat për miliona njerëz. “Është shumë më tepër se kaq,” – thotë James Grimmelmann, një profesor në Shkollën Juridike “Cornell” që shton:“Është e kotë ta të përpiqemi ta identifikojmë si shkelje të privatësisë”.
Për Facebook, fuqia dhe vlera e të cilit është ndërtuar për të qenë gjithnjë i pranishëm në jetët e njerëzve, ndikimi ka qenë i menjëhershëm. Çmimi i aksioneve ka rënë rreth 14% që kur skandali shpërtheu më 16 mars.
Investitorët kanë frikë se përdoruesit e Facebook do të fillojnë të mendojnë dy herë përpara se të postojnë fotografitë më të fundit të qenushit të tyre, ose duke klikuar “më pëlqen” në një lajm ose trajler filmi.
“Është diçka që do të mbetet në kujtesën e njerëzve”, – thotë Mike Chapple, profesor i Universitetit të Notre Dame, ekspert në sigurinë kibernetike. “Unë mendoj se ky skandal ka ndryshuar perceptimet e njerëzve.”
Pas shpërthimit të skandalit, CEO i Facebook, Mark Zuckerberg kërkoi ndjesë. Ai pranoi gabimet e kompanisë së tij dhe tha se siguria duhet të rritet për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve. Ai vuri në dukje se kjo është një çështje e rëndësishme për besimin e publikut.
Ai ndjek nga afër kompaninë duke pranuar se ajo ndihmoi në përhapjen e lajmeve të rreme dhe propagandës nga llogari të lidhura me rusë që ndikonin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Ndërkohë, disa përdorues të Facebook kanë çaktivizuar llogaritë e tyre. Të tjerët theksojnë se thyerja e të dhënave mund të jetë e vështirë për t’u bërë.
“Nëse një kompani e kartës së kreditit ose të dhënave të një linje ajrore shkelet, është e lehtë të kalosh në një kompani tjetër. Por për shumicën e 2 miliardë përdoruesve të Facebook-ut nuk ka asnjë zëvendësues të vërtetë”, – thotë Aaron Gordon, një partner në Schwartz Media Strategies””, një firmë për marrëdhëniet me publikun dhe menaxhimin e krizave në Miami.“Është shumë më e vështirë sesa thjesht të ngrihesh dhe ta lësh atë”, – tha ai.
Holt, profesori i etikës së biznesit, thotë se e donte Facebook-un, por më pas u ndje se kishte të bënte më një marrëdhënie abuzive. Ai thotë se e uli përdorimin e tij nga 30 minuta çdo ditë në 10 minuta dhe se do të largohej nëse do të kishte një alternativë më të besueshme.
Emri më i rëndësishëm që bëri një hap të tillë ishte Elon Musk, ideatori i “SpaceX” dhe “Tesla” që në profilet e tij kishte më shumë se 2.6 milion “Likes” dhe “ndjekës”.
“Nuk është politike, dhe nuk po e bëj sepse më ka thënë dikush tjetër. Thjesht nuk më pëlqen Facebook. Më jepni urimet. Më vjen keq” – tha ai dhe i mbylli të gjitha llogaritë e tij dhe të kompanive në Facebook. Online tashmë ka nisur edhe një lëvizje që quhet #DeleteFacebook.
A po i vjen fundi rrjetit më të madh social në botë? Analistët thonë se braktisjet janë të shumta kohët e fundit, por gjithsesi ai është ende “shumë i madh për tu rrëzuar menjëherë”.