La Liga ka konfirmuar se të gjitha ndeshjet e kampionatit në tre sezonet e ardhshme do të transmetohen drejtpërdrejtë nga rrjeti social Facebook në kombe si India dhe Pakistani.
Të gjitha 1140 ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejtë nga rrjeti social më i përdorur në atë regjion të botës mes 2014 dhe 2018.
“Jemi të gjithë të gjithë të lumtur që do të japim këtë shërbim falas në një territor kaq të rëndësishëm si nën-kontinenti indian”, shprehet Alfredo Bermejo, drejtori i strategjisë digjitale i La Liga-s për Reuters. “Një nga objektivat tonë në dy vitet e fundit ka qenë të zgjerojmë audiencën tonë, kështu që partneriteti me Facebookun, që ka 270 milionë përdorues në Indi, është kyç për ne.”
Eleven Sports, që transmeton në Britani këtë sezon, do të shfaqë nga një ndeshje të La Liga-s dhe Serie A në javë nëpërmjet Facebookut.