Fadil Beka, i cili gjatë kohës së luftës ka shërbyer si mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Drenicës ka marrë një ftesë nga Gjykata Speciale.
Beka deklaroi se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.
“Po e kam marrë një ftesë nga një hetues i cili më ka telefonuar dhe më ka treguar se ka një ftesë për mua nga Gjykata Speciale. Jemi takuar dhe ma ka dhënë ftesën. Në fund të muajit e kam intervistimin. Kam kërkuar që intervista të bëhet mundësisht në Prishtinë, nëse jo do të shkoj edhe atje për t’u paraqitur”- tha Fadil Beka nëpërmjet telefonit.
Beka ishte edhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. /KlanKosova/.