Kandidati i LDK-së për deputet me numër 33, Fadil Geci, së bashku me bashkëpartiakë kanë vizituar Krushën e Madhe dhe Piranë.
Geci tha se ndaluan tek Xhavit Uka ku iu bashkua edhe djali i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova.
Më pas ai tha se vizituan Krushën e Madhe, ku u pritën në shtëpinë e një familje patriotike dhe mikpritëse, tek Gani Sadiku.“Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mikpritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe në veçanti për mbështetjen ndaj kandidaturës për deputet të z. Fadil Geci, me numër kandidues 33” shkruan Geci raporton “Gazeta Blic”.