Fadil Geci pas takimit me Përparim Ramën: Ta forcojmë edhe më tej LDK-në në nivel qendror

Prishtinë | 02 Qer 2026 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Fadil Geci, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin ka diskutuar për forcimin e mëtejmë të partisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Geci e ka vlerësuar Ramën si njeriun që pas 12 vitesh e riktheu LDK-në si forcën e parë politike në kryeqytet.

“Sot paradite isha në takim me kryetarin e kryeqytetit z. Përparim Rama, njeriun që pas 12 viteve e ktheu LDK-në të parën në Prishtinë”, ka shkruar Geci.

Ai ka bërë të ditur se në takim është biseduar për mënyrat e forcimit të LDK-së edhe në nivel qendror.

“Biseduam si ta forcojmë edhe më tutje LDK-në edhe në nivelin qendror. Kjo frymë e bashkimit zgjon shpresën për Kosovën tonë”, ka theksuar ai.

Të ngjashme