Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i ka dorëzuar çmimin kombëtar për “Vepër Jetësore” regjisorit, Fadil Hysaj.
Kurse çmimi vjetor për shfaqjen më të mirë për vitin 2016 u nda për shfaqjen “Eshtrat që vijnë vonë”, me tekst të Teki Dervishit nën regjinë e Martin Koçovskit.
Po ashtu në këtë ceremoni u nda edhe çmimi vjetor për regjinë më të mirë që iu dorëzua regjisores Sevdije Ajeti për shfaqjen “Sapotlem” të autorit Juan Jose Arreola.
Çmimi vjetor për prezantimin më të suksesshëm ndërkombëtar u nda për Qendrën Multimedia.