Terreni i vështirësuar në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjet e fundit ndërkombëtare, ka shtyrë zyrtarët e UEFA-s ta vizitojnë Kosovën.
Sipas raportimeve nga “Kanal 10”, UEFA ka inspektuar stadiumi “Fadil Vokrri”, ndërsa është propozuar që ndeshjet ndërkombëtare të zhvillohen në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Gjendja e fushës në “Fadil Vokrri” ishte shqetësuese pas ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë.
UEFA ka paralajmëruar që në rast të gjendjes jo të mirë të barit në “Fadil Vokrri” atëherë ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Kosova ka vetëm një stadium të pranuar nga UEFA. Të katër skuadrat kosovare që përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane janë të detyruara ti zhvillojnë ndeshjet në atë stadium.
Përpos klubeve kosovare edhe Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjet e saj kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.