Faik Fazliu: Në lokal nuk kam qenë me gruan e Albanit, por me gruan time

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-kreu i OVL të UÇK-së, Faik Fazliu, i është kundërpërgjigjur bashkëshortit të Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi për deklaratat e tij ku e kishte quajtur “kurvar të klubeve të natës”.

Duke komentuar në postimin e Minsitrit të Brendshëm, Xhelal Svecla, Krasniqi e kishte quajtur “kurvar” Fazliun, edhe pse ky i fundit kishte qenë së bashku me gruan e tij në atë lokal.

“Kurvëria nëpër kafehane të natës nuk mbulohet me logon e UÇK-së! Veteran je në shpi e në publik kurse kur hyn kafehaneve të natës je kurvar dhe trajtohesh si i tillë”, ka shkruar ai në një koment.

Fazliu ka komentuar fjalët e Krasniqit.

“Unë atje nuk kam qenë me gruan e Albanit, por kam qenë me gruan time”, ka thënë ai në Dukagjini.

“Ky nuk ka të drejtë me e keqpërdorë këtë situatë për këto gjëra palidhje. Unë kam qenë duke pirë për qejf dhe me gruan time”, tha Fazliu tutje.

“Unë në lokal nuk dal me logon e UÇK’së. Të vetmen emblemë që unë mundem me pasë janë shenjat që më kanë mbet nga lufta”, shtoi ai. “Unë s’jam prezantuar si veteran i UÇK’së. Kam qenë bashkë me gruan time dhe kemi dalë për qejf. Asnjë njeri normal kur është me grua nuk e kërcënon një njeri të thjeshtë e lëre më policin”, shtoi ai.

Ai po ashtu tha se polici që e shtyu ka pasur tendenca personale ndaj tij.

“Udhëheqësi i njësisë intervenuese së policisë ka filluar të kërcënojë edhe pronarin e lokalit edhe disa klienta tjerë, kështu kot palidhje. Edhe me klienta të tjerë është sjellë keq, si dhe edhe mua.”

Të ngjashme