Parlamenti Evropian pritet që sot të votojë rekomandimin për liberalizmin e vizave për Kosovën.
Votimi nga Parlamenti Evropian do t’i hapë rrugë fillimit të bisedimeve me vendet anëtare të BE-së për këtë çështje.
Negociatat do të drejtohen nga raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon.
Fajon shprehet optimiste që Parlamenti Evropian do votoj në favor të Kosovës.
“Parlamenti Evropian pritet të votojë në favor të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.
Komiteti LIBE, më 30 gusht ka votuar në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ndërsa, më 18 korrik, Komisioni Evropian bëri një rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se Kosova kishte përmbushur të gjitha obligimet e saja.