Përdorimi i produkteve antidjersë është më se i nevojshëm për çdo njeri, dhe ky përdorim është i përditshëm.
Por jo të gjithë përdoruesit i dinë efektet e tij, të gjithë e dinë se deodoranti largon erën e keqe nga trupi, por si vepron që largon këtë erë mund ta mësoni në vijim.
Deodoranti së pari vret bakteret që shkaktojnë kundërmim, pasi djersa në të vërtetë nuk ka erë, por janë një lloj baktere të cilat tërhiqen nga djersa dhe që shkaktojnë erën e keqe.
Dedoranti ka efekt antibakterial dhe kështu i vret bakteret, ai gjithashtu nuk iu mbron nga djersët, por vetëm e largon erën e keqe.
Gjithashtu me anë të përdorimit të sprejve antidjersë mund të ndryshohet bakteri në trup.
Dhe lidhja mes deodorantit dhe kancerit në gji ende nuk është e vërtetuar.