Fakulteti i Filologjisë shpërfill SBAShK-un, nuk mban grevë

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 10:18 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Thirrjes së SBASHK-ut për grevë dyorësh nuk i është përgjigjur Fakulteti i Filologjisë, në të cilin ka vijuar procesi i rregullt mësimor.

Këtë e kanë konfirmuar për Ekonomia Online zyrtarë nga Fakulteti i Filologjisë.

“Grevë nuk është mbajtur dhe ka vazhduar procesi i rregullt mësimor”, tha një zyrtare në Shërbimin e Studentëve në këtë fakultet.

Gjykata Kushtetuese dje ka pezulluar Ligjin për Paga në Sektorin Publik deri më 30 mars të vitit 2020.

Pas këtij vendimi nga sot shëndetësia, arsimi, dogana e policia i filluan masat sindikale.

Të ngjashme