Fakulteti i Studimeve Islame shënon 30-vjetorin – Nagavci e vlerëson kontributin në përgatitjen e kuadrove

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 12:18 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fakulteti i Studimeve Islame ka shënuar 30-vjetorin e themelimit, raporton Ekonomia Online.  Me këtë rast ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka uruar drejtuesi e këtij institucioni për këtë përvjetor.

Sipas saj, qysh nga themelimi ky institucion ka dhënë kontribut në shoqëri, e jo veç në cilësinë në arsim duke përgatitur kuadro akademike e shkencore.

“Qysh nga themelimi kjo Qendër ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm në arsim. Si një institucion i pavarur FSI përgatiti një kuadër akademik dhe shkencor. Shumë prej mësuesve mbajnë titullin doktor e kjo tregon cilësinë e arsimit”.

“Ky fakultet është një Qendër e studimeve teologjike. Urime të gjithëve 30-vjetorin dhe suksese të mëtejshme”.

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) Naim Tërnava, tha se ndonëse e kanë nisur punën në kushte të vështira është arritur bereqet.

“Themelimi i FSI ishte nevojë e kohës. Natyrisht bukuria e një Fakulteti janë studentët. Misioni i FSI është të ofrojë studime cilësore dhe të larta të islamit”.

“FSI ka dhënë një kontribut të madh. Sot kur shënojmë 30-vjetorit e themelimit FSI, që ka qenë veç një ide e sot është realitet. Më lejoni që të shpreh mbështetjen e plotë të Bashkësisë Islame”.

Dekani i FSI-së, profesori Islam Hasani ka falënderuar MAShT-in për mbështetjen e vazhdueshme, raporton EO.

“FSI është institucioni i parë që themelohet nën ombrellën e UP.  Me 10 dhjetor nisi puna e Fakultetit të Studimeve Themelore në gjuhën shqipe. Kemi 560 studentë të diplomuar”.

“FSI ka pasur përkrahje nga MAShTI, për çka u jemi mirënjohës publikisht. Kryesia e Bashkësisë Islame është financuese e Fakultetit të Studimeve të Islamit”.

Të ngjashme