Me të drejtë diaspora shqiptare konsiderohet si asetë i rëndësishem për Kosovën qoftë në stabilitetin financiar që krijojnë për familjet e tyre që jetojnë në Kosovë, poashtu edhe në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.
Diaspora, apo njerëzit e suksesshëm të diaspores shqiptare kanë ndikuar pozitivisht edhe në krijimin e një imazhi të mirë për Kosovën, për çka çdo shqiptarë ndihet krenarë.
Gati çdo familje në Kosovë ashtu sikur edhe unë kemi jo pakë familjar që jetojnë në Diasporë dhe roli i diaspores në mirëqenien tonë është i padiskutueshëm, për çka duhet të jemi falenderues në vazhdimësi. Përtej kësaj kjo nuk do të thotë se ata mund të jenë objektiv në vlerësimin e
gjendjes politike në Kosovë, prandaj edhe vota e tyre ndikohet nga një vështrim i situates nga largë.
Emigrimi i shqiptarëve të Kosovës, ka ndodhur në faza, situata dhe periudha të caktuara, për ta specikuar edhe më thellë, kanë qenë tri vale ikjesh të shqiptarëve nga Kosova.
Vala e parë e emigrimit të shqiptarëve nga vendi që nuk ishte aq masive por e dukshme ishte në vitet e shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë, para se Kosovës ti suprimohej autonomia Vala e dytë e ikjeve ishte pas viteve të nëntëdhjeta atëherë kur shqiptarët e Kosovës nuk e gëzonin asnjë të drejtë, sepse të gjitha ua kishte suprimuar regjimi i Millosheviçit, dhe pikërishtë
nga viti 1990 deri në vitin 1998 ikjet e shqiptarëve nga Kosova ishin masive, duke përjashtuar këtu përndjekjet e shqiptarëve nga shtepite e tyre prej regjimit të Millosheviçit në kohen e luftës në Kosovë.
Vala e tretë e shqiptarëve nga Kosova ishte koha pas luftës ku në mungesë të një prespektive më të mirë shqiptarët vazhdonin ta kishin prioritet ikjen e tyre nga Kosova, ashtu siç e kanë edhe sot.
Ndonëse ikjet e shqiptarëve nga Kosova kanë ndodhur në kohë dhe situata të caktuara por diaspora shqiptare e ka një gjë të përbashket pavarësishtë se kur kanë emigruar.
E perbashketa e tyre është “këputja e filmit” në kohen kur e kanë lëshuar Kosoven dhe ata as nuk i ndjejnë, por as nuk i perjejtojnë ndryshimet që ndodhin në Kosovë, dhe kjo u pasqyrua edhe me voten e tyre në
zgjedhjet e fundit ku kryesishtë diaspora kishte vendosr që në një përqindje të madhe ta votojnë Levizjen VETËVENDOSJE!, sepse pikërishtë Levizja VETËVENDOSJE! në një formë ose tjetër parqet prespektiven ku diaspora e kishte lëshuar Kosoven por që nga atëherë në Kosovë janë bërë ndryshime të mëdha.
Nuk besoj që ka shqiptarë në Kosovë që është kundër diaspores, sepse ne ata i duam për më tepër janë edhe familjarë tonë, por ata nuk jetojnë këtu, ata nuk ballafaqohen me problemet që i kemi sot por që mund ti kemi edhe nesër, ata nuk e ndijejnë izolimin sepse janë të lirë të levizin, prandaj vota e tyre për Vetëvendosjen vetem sa i ka thelluar këto probleme dhe pas një kohe të shkurtër diaspora shqiptare do ta kuptoj, se vota e tyre për Vetëvendosjen nuk e ka ndihmuar Kosoven të dal nga izilomi, nuk e ka ndihmuar Kosovën të bëhet më e pasur dhe më e zhvilluar, vota për Vetëvendosjen nuk ua lehtëson barren e tyre që të mos vazhdojnë të dërgojnë mjete financiare për familjet e tyre në Kosovë, pra e thënë në tërësi vota e tyre për Vetëvendosjen nuk përkthehet votë në ndihmë për Kosoven, sepse kësaj rradhe diaspora votoj me përshtypjen se ne
e dijmë qfarë është mire për ju.