Keni kohë që “regjeni’” duke folur për të drejtat e shqiptarëve në Fyrom, kur në fakt keni punuar vetëm kundër interesave të tyre. Keni blerë e shitur vota, interesa, keni masakruar, ushtruar presion, shkarkuar e emëruar shqiptarë në emër të xhepave tuaj. Jeni ndarë e shpërndarë aq shumë, sa keni humbur mandate, keni humbur mundësi, keni humbur shansin për të imponuar qysh në fillesë kryeministrin tuaj, kryeministrin tonë shqiptar në Fyrom!
Nuk mundem të kërkoj fajtor askurrkund përveç jush, sepse ju jeni fajtorët e vërtetë, ju që ngërdhesheni për flamur, por që po atë flamur e shkelni, e përçudnoni e hidhni tej, për ca poste në qeveri, për ca kacidhe në kontot e fryra bankare.
Nuk denjuat kurrë të uleni e të mendoni për shqiptarët, të bashkoheni në emër të intëresit të tyre, të imponimit të një drejtuesi shqiptar që në nisje të garës (sepse, në kushtet e një rivaliteti të tillë mundësitë ishin reale). Aq shumë u çatë sa humbët mandate në parlament, kur mund të kishit shfrytëzuar rivalitetin mes VMRO- LSDM për të faktorizuar votën e shqiptarëve, duke i detyruar të dyja këto forca që të kërkonin mbijetesë përmes një kryeministri shqiptar. E mendoni dot “të dashur’” tradhëtarë? Një kryeministër shqiptar për Shkupin, për Manastirin, për Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën e Madhe ,Ohrin, Strugën, Prilepin, Kumanovën e kudo…
LSDM ka fituar në zona tradicionalisht shqiptare duke shfrytëzuar kandidatë shqiptarë. A nuk ju vjen turp, juve krerëve të partive politike shqiptare? Keni falur, trafikuar, shitur vota shqiptarësh, në dëm të shqiptarëve,e tani po falni e shisni edhe vetë qytetarët!!!
Ju nuk kërkoni më shumë punësim për shqiptarët, nuk kërkoni më shumë investime, më shumë pjesmarrje, më shumë angazhim, më shumë të drejta. Nuk kërkoni një arsim më cilësor, e gjithçka u takon si një popullsi autoktone. Shqiptarët gjithnjë e më shumë po largohen nga ky vend, sepse nuk kanë asnjë mundësi. Kjo është e vetmja zgjidhje që ju u keni lënë.
Kurrë nuk keni kërkuar të mbyllni gropën e madhe që ka boshatisur zona të tëra tradicionalisht shqiptare, siç janë Shkupi, Manastiri, Ohri e kështu me radhë… E pra, në keto qytete faktori shqiptar po shuhet!!!
Ju nuk jeni shqiptarë! Ju jeni gjithçka, përveçse shqiptarë, edhe emër është e vështirë t’ju vësh… Sot, është një ditë e zezë që tregon edhe një herë se ç’mund të bëjë një politike e shitur dhe e blerë si rrobë pa vlerë, se ç’mund të bbëjnë ca njerëz të veshur me pushtetin e parasë e të dhunës, me pushtetin e konfliktit e mashtrimit, me pushtetin e manipulimit e mbi të gjitha të tradhëtisë!!! Po, ju jeni tradhëtarë!!! E ftoj çdo shqiptar në Fyrom t’ju quaje të tillë, Tradhtarë!!!
Përse duhet ta kërkojmë fajin tek të tjerët, kur faji është brenda tek ne, tek ju që s’doni t’ja dini për asgjë…
P.S.: Shpëtoni vetëm në një mënyrë; vraponi të bashkoheni menjëherë e t’i impononi njërës apo tjetrës palë qeveri me kushtet tuaja ose mos pranoni bashkëpunim pa marrë postin më të lartë e jo thjesht ca portofole ministrore pa vlerë. Kjo është zgjidhja. Gjithçka tjetër është tradhti!!!