Luizi dhe Kiara vijojnë të shijojnë dashurinë e tyre edhe pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Çifti nuk ngurojnë të postojnë foto së bashku, teksa së fundmi janë parë edhe nën shoqërinë e nënës së këngëtarit, e po ashtu kjo e fundit është fotografuar me nënën e Kiarës.
Sot, Luizi ka postuar një foto ku shfaqet në darkë me dy familjet.
“Falenderoj Zotin për bukën, familjen dhe dashurinë mes nesh”- shkruan Luizi krah fotos, që tregon se gjërat mes dy familjeve janë më mirë se kurrë.