Myslimanët kanë falur Fitër Bajramin në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, që nisi nga ora 05:00.
Besimtarë të shumtë e kanë kryer këtë ritual fetar pasi sot festojnë Fitër Bajramin, pas 30 ditësh agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, njofton Klan Kosova.