Egjiptiani Mohamed Salah është kthyer padiskutim në liderin e Liverpulit, jo vetëm për atë çfarë bën në fushë, por edhe për faktin që është një njeri i madh edhe jashtë futbollit.
Dje Liverpuli i Salah kaloi për në gjysmë finale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Sitin, çka bëri që të shpërthente festa në fshatin e tij Nagrig, një vend i vogël mes Aleksandrisë dhe Kajros.
Kur ai ishte djalosh luante për Aleksandrinë dhe u bë protagonist i një ngjarje të jashtëzakonshme.
Familja e tij u grabit dhe autori u vu përpara drejtësisë pak ditë më vonë, pas denoncimit të babait të Mohamed. Por i biri bëri një gjest të pabesueshëm: ai i kërkoi të atit që ta tërhiqte denoncimin. Dhe nuk u mjaftua me kaq. Salah i dha të holla grabitësit dhe më vonë i gjeti edhe një punë.
Historia, siç transmeton Shekulli, është publikuar nga tabloidi britanik “Daily Mail” dhe tregon shumë për karakterin e 25-vjeçarit që po prin Liverpulin drejt sukseseve të mëdha.