Falja e pronave manastirit të Deçanit – ndërkombëtarët po bëjnë presion, vendimi mos të zbatohet

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 12:15 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka mbajtur një aksion dhe konferencë për medie, në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit, raporton Ekonomia Online.

Krejt kjo pasi pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, sipas Kryetarit të shoqatës, Shkodran Imeraj në mënyre anti-kushtetuese dhe anti ligjore po mundohen t’i falen Manastirit të Deçanit.

Sipas tij, organizimi mbahet në shenje të pese 5-vjetorit të marrjes së vendimit anti-kushtetuese nga Gjykatës Kushtetuese dhe rritjes së presionit ndërkombëtar ndaj Agjencisë Kadastrale të Kosovës për të zbatuar një anshëm ketë vendim anti ligjor.

A tha se bashkësia ndërkonëtrae po bënë presion që vendimi të zbatohet, përderisa ka kërkuar nga instituiconet që nje vendim i tillë të mos mbetet në fuqi.

“Sot 5 vite me parë Kolegji i Gjyqtarëve të  Gjykatës Kushtetuese nën drejtimin e Arta Rama-Hajrizi në kundërshtimin e gjykatësit Bekim Sejdiu nxjerrë vendim me të cilin i njihet pronësia e pronave ndërmarrjeve Apiko dhe Ilira manastirit të Deçanit. Vendimi antikushtetues i majit të viti 2026 është vendimi më skandaloz që ka nxjerrë në historinë e saj kjo gjykatë. Vendimi i gjykatës për pronat rreth Manastirit të Gjykatës është vendim që njeh dhe i vë në zbatim vendimet dhe aktet nënligjore që ka marrë Serbia në Kosovë në periudhën 90/99 kur në Kosovë ishin të vendosura masat e dhunshme të diktatorit Millosheviq”.

SI tha se Lidhja e Historianëve u bënë thirrje ambasadorëve të Quint-it që të mos bëjnë thirrje për zbatimin anti-kushtetues të kësaj gjykate, raporton EO.

“Mbështesim dhe përkrahim qëndrimin e kryetarin e Komunës së Deçanit e cila nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat rreth manastirit të Deçanit. Ne kërkojmë nga Agjencia Katastrale e Kosovës kërkojmë që të mos e zbatojë vendimin e Kushtetueses. Nuk duhet të zbatohet pasi do te dëmtohet rëndë Deçani dhe jo vetëm, do të hapen probleme që me një këmbë Serbia po pret ti marrë shumë prona ndërmjet Kishës Ortodokse. Mos të bije pre e institucioneve ndërkombëtare e vendore”.

“Lidhja e Historianëve u bënë thirrje ambasadorëve të Quintit që të mos bëjnë thirrje për zbatimin antikushtetues të kësaj gjykate. Vendimi është i bazuar në vendimet e Millosheviqit dhe vendimi i tij është diktatorial i cili është edhe përgjegjës për krimet kundër njerëzimit në Kroaci, Bosnje e Kosovë”.

“I bëjmë thirrje Konjufcës, Osmanit e Kurtit që sa më parë të intervenojnë në kontekstin pronësor mes Komunës dhe Manastirit. E ftojmë Kurtin që të reflektojë. Qeveria duhet të bëjë zgjidhje. Pronat Apiko dhe Iliria janë pasuri e Kosovës dhe ato me një vendim të veçantë duhet të shpallen pasuri kombëtare. I takojnë komunës dhe duhet t’i kthehen asaj”.

“I bëjmë thirrje kreut të Manastirit që të ndalë fushatën ndaj Kosovës. Ai duhet të kuptojë realitetin që jetojmë në Kosovë dhe të mos punojë me standarde të dyfishta. Manastiri është tempull me rëndësi të veçantë dhe është pasuri e jona dhe ndërkombëtare. Çdo tentim për mundësinë e themelit të ekstra territorit të Deçanit”.

Selim Lokaj, historian, tha se Kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka-Nimani ka pranuar që të jetësohen ligjet e Millosheviqit.

“Kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka-Nimani ka pranuar që të jetësohen ligjet e Millosheviqit. Ne reagojmë ashpër ndaj zgjedhjes së saj në krye të gjykatës. Kujtojmë që ajo ka qenë pjesë e grupit të Gjykatës Kushtetuese të cilët me 20 maj 2016 kanë jetësuar ligjet e kohës së Millosheviqit për pronat e Apiko dhe Ilira që në mënyrë antiligjore janë njohur në pronësi të Manastiri të Deçanit që është vendi më i madh i propagandës së shtetësisë së Kosovës”.

“I bëjmë thirrje asaj që të mos e pranoj pozitën e kushtetueses sepse nuk është njeriu i duhur pasi gabimet e saj janë bërë shërbim për avancimin e saj. I bëjmë thirrje Konjufës e Osmanit që mos të lejohet në krye të gjykatës një person që ka jetësuar ligjet e Milosheviëit”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pesë vite më parë kishte marrë vendim, sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë.

Të ngjashme