Familja Xhafa nga Barja e Mitrovicës ia ka falur sot gjakun familjes Mulaku nga Vushtrria.
Enver Xhafa ka vdekur mbrëmë në aksident komunikacioni të cilin e ka shkaktuar një anëtar i familjes Mulaku.
Gjakun e tij e fali sot vëllai i tij Ismeti në ceremoninë e varrimit në Bare.
Faljen e gjakut e ka bërë një hoxhë nga Vushtrria i cili ka thënë se familja Xhafa nga Barja po tregon një burrëri të madhe.
“E ka pasë një aksident duke shku me u mundu me punu për familjen edhe vllaznitë. Një burrni të madhe po e bën kjo familje të cilës i ka ndodhur aksidenti. Sot po ia shtrijnë dorën para këtij populli me ia bo një nder këtij vëllai. Sebepet janë të llojllojshme e kjo familje po na nderon qysh na ka nderu herët edhe vonë, gjithmonë. Nder të madhe na ka bo familja e Bares”.