Familja e Luizit kundër Kiarës, çfarë shkruan kunati i tij pasi u hap Instagrami i këngëtarit nga moderatorja

Prishtinë | 29 Pri 2023 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Familja e Luiz Ejllit duket se nuk e ka pritur mirë vendimin e Kiarës për të hapur llogarinë në Instagram për këngëtarin.

Kur të gjithë prisnin një takim mes nënës së Luizit dhe moderatores, pas propozimit për martesë që u bë përpara miliona shqiptarëve, kunati i këngëtarit ka dalë kundër veprimeve të Kiarës.

Teksa Instagrami për Luizin numëron më shumë se 200 mijë ndjekës në pak orë, kunati i këngëtarit, Sokol Tahiri ka bërë një reagim kundër në rrjetet sociale.

Reagimi:

Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që t’a lëmë atë të marrë vetë vendimet për instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!

Të ngjashme