Ekipi i futbollit anglez Sheffield United është përfshirë së fundi në një skandal. Në një seancë gjyqësore, që po zhvillohet në Gjykatën e Lartë Angleze, thuhet ekipi ka marrë një kredi prej 3 milionë eurosh nga një anëtar i familjes së terroristit, Osama Bin Laden.
Kevin McCabe shiti 50 për qind të klubit të princit Abdullah Bin Mosaad Bin Abdulaziz Al Saud në këmbim të 10 millionë paundëve në vitin 2013, mirëpo kjo marrëveshje ra poshtë 4 vite më pare.
Në vitin 2013 u zbulua se Princi Abdullah, presidenti aktual i “Sheffield” mori hua një shifër prej 3 milionë dollarësh nga një investitor i quajtur Dr Rakan Al Harthy përmes një kompanie Charwell Investments Limited, ku u mësohet se është një anëtar i familjes së Bin Laden dhe pritet të ndikojë jo pak te mbarëvajtja e skuadrës në Premier League.