Familja Karaliti bëhet me shtëpi të re falë kontributit të Komunës së Ferizajt

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 15:11 | Nga

Familja 6 anëtarëshe e Shaban Karalitit, deri më sot ka jetuar në këtë shtëpi të vjetër e të ngushtë pa kushte elementare. Por me angazhimin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliut dhe mjetet e siguruara nga buxheti i komunës së Ferizajt, tani e tutje edhe kjo familje do ta bëjë jetën në një shtëpi të re e më të rehatshme.

Kryefamiljari Shaban Karaliti dhe bashkëshortja e tij Xhylnazja, thonë se jetojnë vetëm me një ndihmë sociale dhe vet nuk do të mund ta bënin asnjëherë këtë strehë të re për fëmijët e tyre.

“Shumë faleminderit prej kryetarit dhe të gjithë atyre që janë mundu me naj bë shtëpinë e re, se keq i kena pas kushtet tepër” tha kryefamiljari Karaliti me rastin e hyrjes në shtëpinë e re.

Familjen Kralaiti me rastin e hyrjes në shtëpinë e re e ka vizituar edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu me ç’ rast ka uruar të gjitha të mirat për një jetë më të mirë në kushte komode duke premtuar se mbështetja për këto familje nuk do të mungojë asnjëherë nga qeveria lokale e Ferizajt.

Ndërkaq bashkëfshatari Isa Bajrami tregoji se iniciativa për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje me kushte jo të mira ekomomike ishte nisur kohë më parë, por tani u fuqizua me shumë edhe më mbështetjen e zyrtareve komunale.

Ata pohojnë se bashkë me kontributin edhe të disa donatorëve vlera e ndërtimit të kësaj shtëpie është mbi 20 mijë euro.

Ndërsa bëhet e ditur se brenda pak vitesh kjo është shtëpia e pestë e ndërtuar me fondet e komunës për familjet që janë edhe raste sociale në fshatin Zllatar.

Image may contain: house, sky, cloud and outdoorImage may contain: 3 people, people standing and indoorImage may contain: 2 people, people standing and phone

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme