Para një viti, sulmuesi Artur Magani, firmosi me Lirinë e Prizrenit.
Ishte largimi i tij i parë nga Shqipëria e nga familja, dy anëtarë të së cilës po ashtu merren me futboll. Dhe tash, Arturi është në Kosovë vetë i treti, shkruan Koha Ditore.
Pas gjashtë muajsh, kishte ardhur edhe babai i tij, Guhash Magani, që mori drejtimin e Trepçës ’89, kurse para pak ditësh në Kosovë u transferua edhe vëllai i tij, Endrieni. Ai luan si mbrojtës i djathtë dhe ka firmosur me Gjilanin.
Arturi ka kaluar ndërkohë te Ferronikeli, kurse Gugashi ka vazhduar kontratën me Trepçën ’89 dhe kësisoj, në stinorin e ri të Superligës në Kosovë do të jenë tre anëtarët e familjes Magani.