Një vajzë 12 vjeçare e cila ishte pjesë e sulmit vdekjeprurës të Mançesterit, ka marrë ftesë për dasmën e Familjes Mbretërore të Britanisë së Madhe.
Amela Thompson ka bërë të ditur se ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e ceremonisë martesore të Princit Harry dhe Meghan Markle, ngjarje kjo e cila do të zhvillohet më 19 maj, njofton Klan Kosova.
12 vjeçarja madje kërkoi nga nëna e saj të refuzonte pjesëmarrjen e saj për të qenë pjesë e dasmës, për t’i dhënë ftesën e dytë për pjesëmarrje, gjyshes së një të riu i cili vdiq gjatë sulmit terrorist.
Amelia u la traumatizuar pas shpërthimit të bombës vdekjeprurëse në një koncert të Ariana Grande në Mançester maj 2017, njofton Klan Kosova.