Një shtëpi e vogël në Llabjan duket e re nga jashtë, por brenda saj e ka pasur të pamundur të jetojë familja Halili.
Kundërmimi nga lagështia ka qenë arsyeja që ka pamundësuar qëndrimin brenda, thotë Përparim Halimi, kryefamiljar, transmeton KOHA.
Shtëpia, sipas Halilit, ishte ndërtuar nga komuna dhe disa donatorë, por nga ajo janë detyruar të largohen, pasi edhe te fëmijët e tyre ishin shfaqur probleme shëndetësore.
Familja 7-anëtarëshe, 9 muajt e fundit kishte jetuar në një banesë me qira në Fushë-Kosovë, por ishte larguar pasi nuk kishte qenë në gjendje ta paguante qiranë.
Halili thotë se është ankuar disa herë në Komunë, por që ankesat e tij nuk janë marrë seriozisht.