Familja Saku nga Treboviqi, në dhjetor hyn në shtëpinë e re – është një 57 përfitueset nga komunitetet joshumicë

| 07 Nën 2023 | 16:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shtatë anëtarët e familjes Saku nga fshati Treboviq i Pejës në muajin dhjetor do të bëhet me shtëpi të re.

Familja Saku, e cila i takon komunitetit egjiptas, është një nga 57 familjet përfituese të komuniteteve joshumicë për ndërtimin e shtëpive nga thirrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi, vizituan të martën tri familje përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive tek komunitet joshumicë në komunën e Pejës, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se familja 7-anëtarëshe e Gëzim Sakut, nga muaji dhjetor do të hyjë në shtëpi të re.

“Këtu është një familje egjiptase e cila është familje 7-anëtarëshe edhe nuk kanë pasur shtëpi. Tash në muajin dhjetor do të hyjnë në shtëpinë e re”, tha ai.

E falënderues për këtë ndihmë ishte Ramadan Saku, prindi i Gëzimit.

“Faleminderit shumë që na keni ndihmuar. Kemi heqë keq prej lufte. Falënderoj të gjithë popullin që na ka ndihmuar, edhe juve”, tha ai.

Tre milionë euro ka qenë buxheti i programit për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të komuniteve jo shumicë në komunë këtë vit. Në kuadër të ​tij në proces të përfundimit të ndërtimit janë 57 shtëpi. Krahas tyre punimet janë duke u zhvilluar edhe për renovimin e 230 shtëpive tjera. Ky program do të vazhdojë edhe me thirrje e dyte vitin tjetër, për të cilën thirrje tashmë është ndarë buxhet në vlerë prej tre milionë euro, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës.

Të ngjashme