Me tensione u zhvillua protesta në burgun e Vlorës mes familjarëve të Mateo Vasiut dhe efektiveve të policisë.
Me dhimbjen e madhe për humbjen e djalit, nëna e 8-vjeçarit ka tentuar të kalojë hekurat rrethues të burgut, ku ndodhet i izoluar vrasësi Klodian Çalamani, teksa kishte një thirrje për policët duke iu thënë atyre që mos të fshehin kriminelin.
“Dua të vërtetën. Dua drejtësi për atë kriminel të mallkuar. I poshtri. Duam të dimë pse e vrau. Duam drejtësi. Duam të dimë të vërtetën se pse e vrau një fëmijë 8-vjeç. Mos na e fshihni kriminelin. Ju mbani kriminelin një kriminel. Për ça e mbani në izolim?! Të vijë të flasë këtu me ne”, tha nëna.
Efektivët e policisë rrethuan gardhin rrethues, pasi dhjetëra të afërm kërkuan hapjen e derës, teksa të acaruar filluan të gjuanin me gurë në drejtim të godinës. Një përplasje fizike ka ndodhur mes policëve dhe nënës së 8-vjeçarit, pasi kjo e fundit u përpoq të futej në paraburgim, por pasi u has me kundërshtimin e efektivit ajo i mori radion dhe ia përplasi në tokë.
Me pankarta në duar ‘Drejtësi për Mateon’ të afërmit, por edhe qytetarë të thjeshtë janë nisur në drejtim të Vlorës për të zhvilluar një protestë.
Kujtojmë që nga frika e një sulmi në burgun e Fierit. Klodian Çalamani ndodhet në qelinë e izolimit në paraburgimin e Vlorës. Pas trazirave në Fier, Çalamanit iu dha masa ‘arrest me burg’ në mungesë, pasi të afërmit e 8-vjeçarit mësyn në Gjykatën e Fierit.
Pas vrasjes makabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani, e cili e goditi dy herë më kazmë pas koke dhe e groposi në shtëpinë e tij, qytetarët e revoltuar kanë nisur fimosjen e një peticioni në të gjithë qytetin ku kërkojnë rikthimin e dënimit me varje