Familjet e të zhdukurve nga Kosova kanë kërkuar nga autoritetet në Beograd dhe Prishtinë ta depolitizojnë çështjen e kërkimit të më shumë se 1.600 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë 1998-99.
“Ne kemi të drejtë për një varrim të denjë të të dashurve tanë. Ne kemi të drejtë t’i ndjekim penalisht krimet e luftës. Kemi të drejtë për dëmshpërblim dhe ndërtimin e një memoriali për të zhdukurit në vendin e krimit,” tha Natasha Shqepanoviq, kryetare e Shoqatës së Familjeve të Viktimave të Kosovës.
Nga konferencat e përbashkëta për shtyp të 12 dhjetorit në Beograd dhe së fundi në Prishtinë, familjarët e personave të zhdukur, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor, u kanë bërë thirrje institucioneve kompetente ta zgjidhin këtë çështje.