Familja e shet veturën për shërimin e Schumacherit

Prishtinë | 26 Kor 2016 | 10:43 | Nga

Michael Schumacher vazhdon të jetë në gjendje të njëjtë shëndetësore që nga aksidenti i pësuar vite më parë. Familjarët e legjendës së Formula 1 e kanë shitur makinën e tij të preferuar, Mercedes Benz E55 për 110 mijë euro, për ta paguar qëndrimin e Schumit në spital, i cili është shumë i shtrenjtë

Gjendja shëndetësore e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, vazhdon të jetë e pandryshueshme, ndërsa familja e tij nuk preferojnë të japin komente për këtë punë.

Schumacher vazhdon të qëndrojë i shtrirë në spital dhe nuk dihet ende se si është gjendja e tij pas aksidentit që kishte pësuar më shumë se dy vjet e gjysmë më parë.

Familja e legjendës gjermane është duke shpenzuar miliona euro për kujdesin që është duke iu bërë atij, shkruan Zëri.

Dhe, duke i pasur parasysh shpenzimet, të cilat nuk po mund t’i mbulojë, familja ka vendosur ta shesë një veturë të Schumit, i cili është duke luftuar me jetën, për t’i mbuluar shpenzimet e tij.

Vetura e markës Mercedes Benz E55 AMG e vitit 1998, është vënë në ankand nga të afërmit e legjendës gjermane.

Përfaqësitë e makinave në Berlin e kanë vlerësuar këtë makinë dhe kanë ofruar deri tani 100 mijë funte, para këto të cilat do të përdoren për t’i shpenzuar për shërimin e ish-pilotit gjerman.

Familja e Schumacher shpenzon rreth 115 mijë funte në javë për kujdesin e ish-ngasësit të Ferrarit, dhe është detyruar që ta nxjerrë në ankand makinën e preferuar të tij me shpresën për t’ia shpëtuar jetën kampionit të shumëfishtë të Formula 1.

Shtatë herë kampioni botëror në Formula 1 është në gjendje të rëndë nga dhjetori i vitit 2013, kur ishte aksidentuar në Alpet Zvicerane, gjatë skijimit me familje.

Ish-presidenti i Ferrarit, Luca Di Montezemolo, i cili e kishte vizituar Schumacherin, kishte folur për gjendjen e këtij të fundit, raporton Zëri.

“Jam shumë i kënaqur që ka filluar të reagojë. Ai është shumë i fortë dhe besoj se do të dalë nga kjo situatë e vështirë në të cilën është tani”, u shpreh Montezemolo.

Image

Nga ana tjetër, menaxheri i Schumacherit, Sabine Kehm, nuk ka dashur ta komentojë gjendjen e këtij të fundit.

“Nuk dua të komentoj se si është ai. Ne duhet që së bashku me familjen e tij ta mbrojmë privatësinë e tij. Natyrisht, Schumacher nuk do të zhduket. Duhet të kemi mirëkuptim për të mos bërë presion rreth gjendjes së tij”, u shpreh Kehm.

47-vjeçari, tash e sa kohë është duke u kuruar në një spital privat në Gjermani.

Familja nuk dorëzohet

Gjendja në të cilën ka kaluar ish-piloti gjerman, duke mos dhënë shenja të mëdha përmirësimi, nuk ia ka shuar shpresën familjes së tij se do të bëjë më mirë.

Schumacher, i cili qëndroi për një kohë të gjatë në gjendje kome, ende nuk ka dhënë shenja se pritet të përmirësohet gjendja e tij.

Gruaja e tij, Corinna Betsch, beson se burri i saj do të bëjë më mirë. Corinna tashmë ka marrë nën kontroll pasurinë e Schumit, që shkon deri në 500 milionë euro, për ta menaxhuar atë, pasi ky i fundit nuk është i aftë ta bëjë një gjë të tillë pas kësaj gjendjeje në të cilin është duke kaluar.

Image

Madje, bashkëshortja e legjendës gjermane ka filluar “luftën” edhe me mediat gjermane. Kjo e fundit ka paditur disa gazeta gjermane, pasi këto të fundit kishin raportuar mbi gjendjen shëndetësore të Schumacherit, të cilat sipas bashkëshortes së tij nuk janë të vërteta.

Schumacheri ishte aksidentuar në vitin 2013 në alpet zvicerane ku po i kalonte pushimet me familjen e tij.

Gjendja e legjendës gjermane kishte ndryshuar për disa muaj duke dhënë përmirësime, por ajo nuk zgjati shumë pasi sërish i ishte përkeqësuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme